P.S.G mendon shkëmbimin Cavani-Pogba

Duket se skuadra e kryeqytetit nuk është duke menduar vetëm për çerek-finalen e sotme përballë Chelsea, por është gjithashtu duke projektuar të ardhmen.Është e ditur prej kohësh se një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadra pariziene për sezonin e ardhshëm është mesfushori i Juventusit, Paul Pogba. Është bërë e ditur sot se presidenti i P.S.G, Al Khelaifi, është gati të sakrifikojë ish-yllin e Napolit, Edison Cavani, vetëm për ta patur francezin në skuadër.Nje lëvizje që do ti interesonte edhe Juventusit i cili prej kohësh po tenton të shesë kartonin e talentit për një shifër jo më të ulët se 60-70 milion euro.Skuadra e Parisit ka qenë e interesuar që në fillim për blerjen e Pogba, gjithashtu edhe Real Madrid ka shfaqur interes për talentin francez.Klubi i kryeqytetit francez është gati të ofrojë, sulmuesin uruguaian të cilin e pagoi 64-milion euro një vit më parë vetëm për ti shkëputur Juventusit një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni.Cavani ka shprehur pa kënaqësi dhe mund të jetë i gatshëm të largohet, nga ana tjeter Juves i ka pëlqyer gjithmonë ylli i përfaqësueses Çeleste dhe është mjaft tërheqëse idea për të pasur një vijë sulmuese të përbërë nga Tevez, Llorenete e Cavani.Problemi i vetëm mbetet paga vjetore e futbollistit te P.S.G, ku dihet se Juventusi nuk mund ti ofrojë 10 milion euro, por me disa sakrifica nga të dyja palët, akordi mund të gjendet.