Brooklyn Nets - Houston Rockets 105-96
Ndeshje kryesore e mbrëmjes së djeshme në Kampionatin amerikanë të basketbollit ishte ajo mes Brooklyn Nets e Houston Rockets.Një takim mjaft i rëndësishëm, sidomos për vendasit që me fitoren e marrë siguruan pjesëmarrjen në fazen e play off-it. Një arritje e vërtetë kjo për skuadrën nga New York, duke parë fillimin aspak të mirë që i bënë këtij sezoni.Ai që në fund rezultoi decisiv ishte Joe Johnson me 32 pikët e shënuara, por duhet thënë se mungesat e Howard e Beverly patën mjaft ndikim tek skuadra e Houston.Netsat e nisën ndeshjen më mirë duke shënuar dhe duke mbrojtur në mënyrë perfekte, megjithatë Houston me pikët e Parsons e Hamilton do të rikthehej në lojë gjatë periodës së dytë.Një takim mjaft i ekulibruar që u zgjidh në fund nga pikët e Teletovic i cili me dy tentativa nga larg e thelloi diferencën në 105-92, duke i dhënë Brooklyn Netsave fitoren e 14-të rradhazi në Barclays Center. Skuadra nga New Yorku ka rekordin më të mirë në NBA, përsa i përket vitit 2014 me 30 fitore e 12 humbje.Kur nuk po kalonim momente të mira, i thoja shpesh vetes që gjërat do të ndryshojnë, dhe me ardhjen e vitit 2014 gjithçka ndryshoi duke filluar nga mentaliteti e deri te mënyra se si ne po luajmë- deklaroi ylli i kësaj skuadre Joe Johnson. Kur mbeten dhe 8 takime nga përfundimi i sezonit të rregullt, skuadra e Brooklyn ndodhet në vendin e 5-të në konferencën e Lindjes, tashmë e sigurt për pjesmarrjen në Play Off.