Garcia: Duhet te besojme

Tranjeri i skuadres se Romes ka folur para mediave ne prag-sfiden qe skuadra e tij do t luaj perball Parmes.Jam optimist dhe ambicioz, duhet te gjithe te kemi kete mentalitet nese duam te arrijme majat, eshte menyra me e mire per te realizuar objektivat qe i ke vene vetes- deklaroi tekniku francez.Per ne eshte nje perballjme mjaft e rendesishme pasi nje fitore do te na shkepuste nga Napoli dhe pse jo do na afronte edhe me Juventusin- vijoi me tej Garcia- duhet te fitojme sa me shume, nuk eshte e nevojshme qe Juventusi te mundet mjafton edhe te barazoje, piket lihen rruges edhe ne kete menyre.Me shume mundesi do ta mbyllim kampionatin te dytet por nqs torinezet gabojn ne duhet te jemi aty, me 21 piket qe jane akoma ne loje gjithcka mund te ndodhe. Futbolli i ka pranuar gjithmone surprizat ne fund.Rudy Garcia dha dhe mendimin e tij per polemiken midis Juventusit dhe Napolit.Mund te them vetem se me nje buxhet te larte eshte me e thjeshte te ndertosh nje skuader kompetitive, por kjo varet gjithmone nga potencialet qe nje klub ka. Per mua si tranjer eshte me rendesi te kem lojtar qe jane gjithmone ne gjendje te ndihmoj skuadren, per te tjerat mund te pyesni presidentin Pallota- perfundoi tekniku i Romes. Roma do te zhvilloj neser ne Olimpico ndeshjen e prapa mbetur perball Parmes, takim qe me pare eshte shtyre per shkak te rreshjeve te shumta qe permbyten kryeqytetin Italian.