Cana: Mund të largohem nga Lacio
Atmosfera që mbizotëron në Lazio, nuk është e ngjashme me asnjë klub tjetër nga Serie A. Kontestimet e vazhdueshme të tifozëve ndaj klubit e në veçanti presidentit Claudio Lotito, stadiumi Olimpico pothuajse më tepër se gjysmë i boshatisur për ndeshjet në fushën e saj, dhe ndonjëherë edhe kritikat ndaj futbollistëve, e kanë vendosur ekipin verdhekuq në një pozicion të vështirë. Aq e padëshiruar sa një numër i madh futbollistësh janë duke shqyrtuar të ardhmen e tyre në Olimpico. Në mesin e tyre është edhe Lorik Cana i cili ka pranuar se konsideron mundësinë e largimit nga Lazio."Në një situatë të këtillë mendoj se cilido futbollist do të konsideronte largimin. Jam i bindur se secili prej nesh e ka ose e ka pasur në ndonjë moment të caktuar këtë mendim", deklaroi Cana.Në shtëpinë e Lacion ndërkohë po emndohet edhe për rinovimet. I pari që po shqyrton një gjë të tillë është Miroslav Klose që I sakadon kontrata në fund të sezonit. Sulmuesi gjerman ka marr një propozim për zgjatjen e martesës me bardheklatrit por me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë larg Romës.Sipas Coorrier dello sport Tare po punon për rinovimin me ish sulmuesin e Bayernit të Mynihut por ai dëshiron më shumë destinacionin që të çon në Gjermani ose në Shtetet e bashkuara të Amerikës.