Totozani, Moore: Raportet e DASH, udhërrëfyes në punën e Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit, Igli Totozani, priti në një takim në zyrën e tij, Drejtorin për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.Gjatë takimit me z. Moore, Avokati i Popullit vuri në duke situatën e të drejtave të njeriut në vend, si dhe në veçanti të grupeve në nevojë.Nga ana e tij, Moore duke mbështetur dhe vlerësuar punën e bërë, vlerësoi rolin e rëndësishëm të institucionit të Avokatit të Popullit në fushën e të drejtave të njeriut, si një institucion mbrojtës i të drejtave të qytetarëve.Gjatë bisedës, Drejtori për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore ndër të tjera vlerësoi rolin e rëndësishëm të institucioneve të pavarura në konsolidimin e shtetit të së drejtës.Totozani, vuri në dukje faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një partner i rëndësishëm i Avokatit të Popullit në fushen e të drejtave të njeriut, kanë një rol thelbesor në konsolidimin e standardeve në këtë drejtim.Gjithashtu Totozani theksoi se raportet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit do vazhdojnë të përbëjnë një udhërrëfyes në punën e institucionit të Avokatit të Popullit.Nga ana tjetër u vlerësua ndarja e raporteve të veçanta dhe rekomandimeve si dhe informacionet e tjera mbi situatën e të drejtave të njeriut në vend, me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë këtu Ambasadën Amerikane në Tiranë.