Kukës, konkurenca e pandershme, Laçi: Kërkojmë ndërhyrjen e policisë rrugore

Shoqëria e Transportit të Udhëtarëve ndërqytetas në Kukës kërkon ndërhyrjen e policisë rrugore për të goditur konkurencën e pandershme.Sipas kreut kesaj shoqerie, Sadri Laçi, policia rrugore aktualisht nuk po kryen punën pasi janë më shumë se 15 automjete që nuk kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre për transportin e udhëtarëve në linjën Kukës-Tiranë.Sipas perfaqesuesve te kesaj shoqerie, konkurenca e pandershme po bëhet pengesë edhe në blerjen e autobuzëve të rinj dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.Shoqata e autobuzëve ka siguruar ndërkohë që nuk do të rrisë çmimin e biletave, ndërsa ka shtuar oraret e udhëtimit si dhe numrin e autobuzave.