Fyle takon Ramën: Duam reforma reale, dialog konstruktiv me opozitën

“Jam i bindur se Shqipëria i ka të gjithë kapacitetet të ndërmarrë sfidat e integrimit europian”, kështu ka deklaruar në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”, Komisioneri për zgjerimin Europian Stefan Fyle, pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.Komisioneri për Zgjerim mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për reformat e kërkuara nga BE dhe vlerësoi aksionet e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Komisioneri po ashtu inkurajoi Shqipërinë të konsolidojë dhe të intensifikojë reformat, veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjit, ndërsa beri thirrje për rezultatet të prekshme dhe bindëse në prag të mbledhjEs së Këshillit të BE-së, ku do të jepet vendimi nëse Shqipëria do të marrë apo jo statusin.Po ashtu, Komisioneri për Zgjerim, mirëpriti qendrimin e qeverisë për gjithëpërfshirje në hartimin e reformave bazuar në dialogun konstruktiv dhe përfshirjen e opozitës për të garantuar qendrueshmërinë dhe suksesin e këtyre reformave.

Fyle theksoi se statusi është një vlerësim i punës së gjithë aktorëve të përfshirë. Komisioneri gjithashtu nënvizoi se energjitë jetësore të vendit, përfshirë shoqërinë civile duhet të përdoren për të ecur përpara me axhendën e integrimit.Në këtë kontekst ai nënvizoi rëndësinë e dialogut të nivelit të lartë për prioritetet kyçe dhe ra dakord me kryeminsitrin Rama për takimin e radhës në fillim të qershorit.Nga ana tjetër kryeministri Rama në një koment të shkurtër në rrjetet sociale për takimin shkroi: “Me Komisionerin Fule per nje kembim pikepamjesh mbi ecurine e Shqiperise ne procesin e integrimit dhe punet e medha ne vazhdim”.Rama: Pa një reformë reale të drejtësisë, anëtarësimi në BE iluzionNdërkohë para largimit nga Berlini, ku një ditë më parë u takua me kancelaren gjermane, Rama dha një intervistë për Deutsche Wellen. Rama nënvizoi se pa një reformë reale të drejtësisë, synimi për t'u anëtarësuar plotësisht në Bashkimin Europian mbetet në fund të ditës një iluzion.Kreu i qeverisë shqiptare tha se rruga e integrimit është e lidhur domosdoshmërisht me rrugën e reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe mazhoranca e majtë është shumë e vendosur ta bëjë këtë gjë."Unë mendoj se prononcimi i kancelares ishte mjaft i qartë dhe kuptimplotë. Sigurisht që këtu nuk bëhet fjalë për një stacion, ku mbërrihet dhe pastaj mund të ulesh. Bëhet fjalë për një proces dhe procesi është i mbushur me sfida. Ne ndamë bindjen e thellë se pa një reformë reale të drejtësisë, synimi për t'u anëtarësuar plotësisht në Bashkimin Europian mbetet në fund të ditës një iluzion, kështu që rruga e integrimit është e lidhur domosdoshmërisht me rrugën e reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe ne jemi shumë të vendosur ta bëjmë këtë gjë, aq më tepër me mbështetjen e plotë të partnerëve tanë, SHBA, BE dhe sigurisht edhe të Gjermanisë, mbështetjen e së cilës lidhur me këtë reformë kancelarja e konfirmoi edhe në mënyrë shumë eksplicite" eshte shprehur Rama.Në intervistë kryeministri Rama shprehu gadishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Serbinë, edhe përmes vizitave të nivelit të lartë."Unë e kam thënë këtë qysh në krye të herës, që qysh me nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është mbyllur një epokë dhe është hapur një epokë. Ky është viti i parë në historinë e Ballkanit, që nis pa asnjë konflikt mes shteteve dhe vendeve dhe nga ana tjetër përkon me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore. 2014-a është një vit i jashtëzakonshëm për Ballkanin, i pari vit, ku s'ka një fqinj me pushkën drejtuar ndaj fqinjit tjetër.Kështu që në këtë hapësirë të re, ku bashkëpunimi dhe ndërveprimi rajonal është në rend të ditës për të mirën e gjithë popujve, sigurisht që edhe marrëdhëniet tona me Serbinë do të zhvillohen në një trajtë tjetër, në trajtën e një marrëdhënieje mes njerëzish, popujsh, shtetesh, që jetojnë me të njëjtin rajon, me të njëjtat sfida dhe që së bashku mund të bëjmë shumë më tepër se sa të ndarë. Me siguri në këtë aspekt do të kemi edhe vizita të nivelit më të lartë"tha ai.