Trafiku i qënieve njerëzore, Gjebrea në Ora News: Në 2013 vetëm dy dënime. VIDEO
Ndërsa Britania e Madhe në një raport të saj e riktheu edhe njëherë Shqipërinë në listën e zezë të trafikimit të qënieve njerëzore, për vitin 2013 nga gjykata e krimeve të rënda kemi vetëm dy raste dënimi të trafikantëve. Një fakt i tillë u konfirmua Zëvendës.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, në një intervistë për RTV Ora News, ndërsa shtoi se për vitin që lamë pas rezultojnë të regjistruara 95 raste viktima të mundshme të trafikimit. Gjebrea, theksoi më tej se duhet një koordinim më i mirë i hallkave kryesore, polici-prokurori-gjykatë.“Kemi 95 raste viktima të mundshme të trafikimit për vitin 2013.Çështja çohet në prokurorinë e krimeve të rënda që merret me shqyrtimin, trafikantin dhe viktimën që referon rastin. Në 2013 kemi vetëm dy raste të dënimit të trafikantëve. Gjykimi i një çështje është shumë komplekse, mund të ketë nevojë 3-4 vjet për marrjen e provave.Nëse nga policia referohen një humër i madh rastesh, këto seleksionohen në hallkat e tjera. Në shumicën e rasteve dosjet nuk janë të plota. Ndaj për një kordinim më të mirë të tre institucioneve kryesore, polici, prokurori, gjykatë , MB ka krijuar një Task-forcë dhe do përpiqemi të shqyrtojmë çështjet rast pas rasti për të rregulluar të gjitha ato probleme që sjell mosfunksionimi i këtyre hallkave” tha ajo.Lidhur me alarmin e dhënë nga Britania, që e rendiste Shqipërinë të dytën pas Vietnamit, për trafik vajzash e fëmijësh për prostitucion, Gjerbrea tha se MB është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike dhe shumë shpejt do ketë dhe një marrëveshje për të luftuar këtë fenomen.
(Ne foto Gjebrea gjate intervistes me gazetarin Edvin Peçi)“Jemi në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike. Janë 407 raste që janë referuar, 66 referime të mundshme të trafikimit janë nga Shqipëria. Shumë shpejt do të nëshktruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për trafikimin e qënieve njerëzore. Jemi të vendosur për të intensifikuar bashkëpunimin ndërkufitar edhe me vendet e tjera. Nuk dua të zbeh rëndësinë që ka fenomeni.Ka një diferencë shumë të madhe ndaj një viktime të mundshme të trafikimit që bazohet vetëm në kallëzimin e personit dhe në rastin e trafikimit që është një proçes shumë i gjatë”u shpreh Gjebrea.Sa i përket kërkesave të shqiptarëve për azil, zëvendës.ministrja pohoi se vendet më të preferuara në zonën Shengen mbeten Franca dhe Gjermania.