Transporti urban në varësi të Bashkive,shoqata: Ligji lë jashtë kategorinë e subvencionuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2014, 17:04
30 mijë qytetarë të cilët përfitojnë udhëtim falas me transportin urban ose me ulje mbeten në mëshirë të fatit pas kalimit të kopetencave të transportit urban nga qeveria te pushteti vendor.Përfaqësues të transportit urban kanë deklaruar se duhet rishikuar ligji, pasi subvencioni është i nevojshëm ose në të kundërt do të hiqet.Deputeti, Sherefedin Shehu, e ka kundërshtuar kalimin e kopetencave te pushteti vendor.Komisioni i Veprimtarive Prodhuese pritet të dëgjojë edhe opinionin e pushetit vendor në lidhje me këtë çështje dhe më pas të miratojë ndryshimet në projektligj.