Mjekët grekë: Ilia Kareli vdiq nga elektroshoku
42-vjeçari shqiptar, Ilia Kareli, vdiq nga elektroshoku. Ky është përfundimi që vjen nga përgjigjet e para të testeve toksikologjike të kryera për Karelin.Prokuroria dhe gjykatat greke pas ekspertizës thonë se “Kareli nuk kishte konsumuar alkool dhe drogë para vdekjes dhese shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit shqiptar ka qenë goditja finale nga elektroshoku”.Sekretari i rojeve brendshme Nigritas, Panagiotis Radopoulos, mohoi faktin që kolegët e tij të jenë përjekur për të pastruar gjurmët e abuzimit me shqiptarin gjatë qëndrimit të tij në qeli, për shkak se në këtë rast ata do të kishin përdorur mjete kimike.Gardiani tradhëton kolegët: Ilia Kareli u masakrua nga 9 policë të burgutVijojnë të dalin në dritë detaje të të reja në lidhje me vdekjen e Ilia Karelit.Shefi i rojeve të burgut Harry Konsolidis, gjatë orëve të gjata të rrëfimit të tij, ka folur për orët e fundit të 42-vjeçarit, dhe torturat e egra nga punonjësit e burgut të Nigritës.Ndërkohë edhe pse prokurori Amfissas Antonarakou kërkoi që të lëshoheshin urdhër-arreste për disa persona, duke përfshirë edhe Harry Konsolidis, shefin e rojeve të brendëshme të burgut të Nigritës, tashmë vendimi do të merret nga hetuesi i Seres .Sot pritet, që të ekzekutohen edhe urdhër-arrestet për tetë gardianët e burgut të Nigritës, nën akuzën e torturës së të dënuarit 42-vjeçar. Arrestimi i personave të përfshirë, është shtyrë për shkak se duhet akoma kohë deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Gjithashtu nga policia theksohet se ditën e martë nuk ka pasur asnjë arrestim për vdekjen e të dënuarit shqiptar, pra nuk është e vërtetë që u arrestuan tre zyrtarë të burgut, siç u raportua në mesditë nga disa të dhëna në Seres .Në urdhër theksohet se, sipas të dhënave nga hetimet, torturat vdekjeprurëse janë kryer brenda kufijëve të qytetit të Seres, deklaratë e cila përjashton nga çfarëdolloj përfshirje në tortura zyrtarët e burgjeve të Malandrinos dhe policët e departamentit ITEA .Sipas zougla.gr Ilia Kareli ose Kudret Kume, është rrahur me kamxhik në burgun e Nigritës, dhe një punonjës i burgut në dëshminë e tij informale, ka treguar se kolegët e tij kanë vazhduar torturat edhe me goditje në thembrat e këmbëve. Por mohoet informacioni i dalë në mediat shqiptare dhe të propaganduara në shtetin grek, i cili flet për tortura të tmerrshme (shkulje të thonjëve, etj) . Me interes të veçantë është fakti që po hetohet edhe mundësi se Ilia kareli është rrahur edhe më parë, pra përpara datës 25 mars (dita e vrasjes së gardianit Jorgos Tsironis ) .Sipas informacioneve nga burime të policisë greke, në provat e paraqitura në Gjykatë, pasi i burgosuri është transferuar në qelinë e tij, ku ai edhe ka humbur jetën, vendi dhe objektet janë pastruar. Megjithatë, në disa pajisje në burg janë gjetur gjurmë gjaku, të cilat do të ekzaminohen në laboratorët e mjekësisë ligjore të ADN-së.Çfarë pretendojnë policët e Rajonit të Policisë ITEA"Në asnjë rast nuk është prekur Ilia Kareli gjatë qëndrimit të tij në paraburgimin e rajonit të policisë ITEA", janë shprehur zyrtarët e policisë . "Kareli kur ka ardhur në departamentin tone, ka pasur goditje të shumta, të cilat ishin të dukshme, sidomos në pjesën e duarve dhe të kokës. Ai ishte i heshtur dhe kërkoi vetëm pak ujë. Ekziston gjithashtu edhe një fletë-hyrje në rajonin e policisë, ku polici ka regjistruar të gjitha goditjet dhe ka bërë edhe referencën " thekson zougla.gr.Nën mikroskop shefi i rojeve të brendshme dhe drejtori i burgut të Nigritës në SeresAutoritetet e ndjekjes penale kanë përfshirë në hetime edhe drejtorin e burgut të Nigritës, pasi dyshohet se “mbuluar’ persona të cilët mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Ilia Karelit.Tashmë, prokuroria ka ngritur padi për drejtorin paraburgimit të Nigritës në Seres, pasi akuzohet për moskallëzim të krimit, ndërsa ndiqet penalisht dhe Harry Konsolidis.Në të njëjtën kohë zyrtarët e burgut të pandehur për vepra penale, kërcënohen me pushime automatike nga puna.Megjithatatë duhet të theksohet, se në një bisedë telefonike në mediat greke në, shefi i rojeve të burgut Harry Konsolidis, ka insistuar me këmbëngulje se ai dhe kolegët e tij në Serres “nuk kanë prekur asnjë fije floku të të dënuarit”.