13 ikona nxirren nga magazinat, specialistët: Ikonat kanë vlera ndërkombëtare

Drejtoria rajonale e Monumenteve të Kulturës në Vlorë prej disa ditësh ka nxjerrë nga magazinat e saj në zonën e Dhërmiut dhe Himarës 13 ikona të cilat i përkasin kishave të këtyre dy zonave. Këto ikona ndodheshin të magazinuara që prej vitit 1960, kohë në të cilën në Shqiperi u ndalua besimi fetar dhe shumica e tyre janë të amortizuara nga lagështia.Origjina e këtyre ikonave janë nga kishat e bregdetit dhe prej shumë vitesh nuk janë trajtuar. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve kanë bërë me dije se ato janë të dëmtuara gati 50%, ndërsa i përkasin shekullit të 18 dhe kanë vlera ndërkombëtare pasi janë origjinale.Ka ikona nga kisha e shenjtorëve të Himarës, manastirit të Dhërmiut dhe pas bashkangjitjes së çertifikatës ato do të dërgohen në qendrën e inventarizimit në Tiranë.