Të deklarohen dhuratat deri në 300 mijë lekë, ILDKP kërkon ndryshim ligji
Zyrtarët që marrin dhurata me vlerë deri në 300 mijë lekë do u duhet ta deklarojnë atë. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kërkon të bëhen disa ndryshime në ligjin për deklarimin e pasurisë, sipas të cilave do të ulet pragu i vlerës së dhuratave nga 500 mijë në 300 mijë lekë.Ndryshimet janë kërkuar nga kreu i ILDKPKI-së Shkëlqim Ganaj i cili përmes një shkrese drejtuar kreut të Kuvendit dhe Komisionit të Ligjeve thekson se këto ndryshime "synojnë shtimin e kontrollit të këtij institucioni mbi çdo deklaratë pasurie dhe ulje të abuzivizmit nga zyrtarët".Kryeinspektori Ganaj kërkon që zyrtarët të kufizohen të mbajnë shuma cash mbi 500 mijë lekë në mënyrë që të ketë lehtësime për verifikimin e pasurisë së tyre.Gjithashtu ILDKPKI propozon ndryshime edhe në nenin 25 të ligjit për deklarimin e pasurisë duke vendosur afate ligjore në mënyrë që të shmanget çdo vonesë e pajustifikuar për hetimin e deklaratave të pasurisë.Një tjetër ndryshim që kërkohet nga ky institucion është edhe publikimi i deklaratave të pasurisë përpara kontrollit aritmetik apo logji të tyre që sipas ILDKPKI-së do të rrisë transparencën.Gjithashtu ky institucion kërkon që brenda 7 vjetëve për çdo deklaratë pasuri të jetë bërë kontroll i plotë.