MASH publikon datat e provimeve për maturën, 22% e maturantëve s’janë konsultuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2014, 14:45
Duke garantuar një maturë shtetërore me standarde për maturanët, Ministria e Arsimit bën publike datat e provimeve.Gjuha e huaj - 19 maj 2014Gjuha Shqipe - 30 maj 2014Matematika - 9 qershor 2014Provimet me zgjedhje - 18 qershor 2014Nga të dhëna që disponon Inspektoriati, 99% e maturanëve i dinë fare mirë procedurat e maturës shtetërore, pra kanë informacion për të. Ndërsa përsa i takon zhvillimit të orëve për konsultimet për provimet e maturës shtetërore, 22% e maturantëve nuk i kanë zhvilluar ato.Gjithashtu online, Ministria e Arsimit, publikon guidën e maturanëve mbi proçedurën që duhet ndjekur gjatë të gjithë proçesit të maturës shtetëore.