Protestë për vrasjen e Ilir Karelit, djegin flamurin grek para Ambasadës VIDEO

Ky është reagimi i disa të rinjve para Ambasadës greke pas vrasjes së Ilia Karelit në burgun e Nigritas,në shtetin helen. Ata kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar,ku sipas mjekësisë ligjore greke dhe shqiptare vdekja i ka ardhur nga ushtrimi i dhunës.Pjestarët e lëvizjes “Reago”, të cilët kishin organizuar protestën kanë kërkuar nga qeveria shqiptare reagim më të fortë,ndaj ngjarjeve të tilla.                    (Në foto kreu i organizatës “Levizja Reago per Drejtesi”) “Jemi këtu për ti bërë apel pikësëpari qeverisë shqiptare që duhet të mbajë një reagim të ashpër ndaj qeverisë greke. Është e patolerueshme që në shekullin 21-të të dënuarit shqiptarë për krime që as nuk i kanë bërë të masakrohen dhe të torturohen në një mënyrë të tillë. Është e papranueshme që Greqia si vend anëtar i BE, në vend që të tregojë se si duhet të sillet me të drejtat dhe liritë e njeriut i nëpërkëmb ato, abuzon dhe është një nga shtet me rekordin më të keq në historinë e BE për sa i përket të drejtave të njeriut.Është një shtet fashist, shovinist, i cili sistematikisht dhunon të burgosurit shqiptarë në burgjet greke.Flasim edhe për rastin në fjalë, për Ilian, që u torturua mizorisht nga gardianët e burgut grekë për një krim që as nuk e kishte bërë, që e shtynë deri në atë situatë psikologjike sa i mori jetën gardianit grek. Gardiani grek sa për informacion që është thënë nga mediat greke ka qenë pjesëtar i Agimit të Artë, i cili sistematisht dhunonte të të ndjerin Ilia Kareli. Ndërkohë që qëndrimi që ka mbajtur deri tani qeveria shqiptare legjitimon dhunën dhe agresionin, terrorin që instancat zyrtare të shtetit grek ushtrojnë sistematikisht mbi bashkombasit tanë shqiptarë. Ndaj edhe njëherë i bëj thirrje Ministrit të Jashtëm të mbajë një qëndrim të prerë dhe konkret, të mos tolerojë akte të tilla sepse janë absolutisht të patolerueshme, të papranueshme në kohën që ne jetojmë” tha kreu i Organizatës.Flamurit grek nga të rinjtë i ishte vendosur edhe kryqi i thyer nazist,si për ta brazuar këtë veprim me krimet e nazizmit. Protesta është mbikqyrur nga forcat e policisë, por ka kaluar pa incidente.42-vjeçari shqiptar Ilia Kareli humbi jetën teksa vuante dënimin në burgun grek të Nigritas,për shkak të torturave dhe dhuna e ushtruar ndaj tij prej gardianëve të burgut.Kareli ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për grabitje me pasojë vdekjen, ndërsa më 25 mars ai vrau një guardian të burgut me thikë pasi nuk e linin të takohej me të ëmën.