Aktivitet “stop diskriminimit” në Berat, aktivitet i shkollës 9 vjeçare Uznovë
E njohur si një nga zonat më problematike. Lagjia periferike e Uznovës në Berat,vazhdon të përballet me probleme të mprehta sociale. E populluar nga komuniteti rom dhe egjipitan, kjo zonë ka njohur shumë pak investime, ndërkohëqë banorët jetojnë mes vështirësh si pasojë e papunësisë.Në shkollën nëntëvjeçare të kësaj lagje, një pjesë e nxënësve vijnë pikërishtë nga këto komunitete, ndërkohë që problemet e diskriminimit që nuk mungojnë në shoqërinë tonë nuk lënë pa përfshirë dhe fëmijët.Po si të mos mjaftonin problemet e diskriminimit racial, në këtë shkollë shtohet dhe rreziku i diskriminimit fizik, pasi në bankat e shkollës mësojnë dhe 11 fëmijë me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore.Për ti thënë "stop diskriminimit" stafi petagogjik i shkollës, sëbashku me nxënësit dhe prindërit kanë organizuar një aktivitet social e sportiv, ku kanë përfshirë fëmijët rom e egjiptian, të cilët jo pak herë përballen me paragjykime.Aktiviteti është konceptuar në formën e një spektakli ushtrimesh në grup, me qëllimin për të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes.