Elbasan, çifti i moshuar vdes duke mbrojtur shtëpinë,shpërtheu bombula VIDEO
Çifti i bashkëshorteve Dhimitër dhe Famije Sinani, 57 dhe 56 vjeç kanë humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë paradites së sotme ndërsa trupat e tyre janë karbonizuar si pasojë e një vatre zjarri të rënë në banesën ku jetonin.Ngjarja është shënuar në fshatin Mliz, 3 kilometra larg nga Elbasani, ku nga hetimet ka rezultuar se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë rrjedhja e gazit, e cila ka sjellë më pas edhe shpërthimin e bombulës.Nga informacionet bëhet me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të banesës dhe viktimat kanë humbur jetën në përpjekjet për të neutralizuar gjuhët e flakëve të cilat u përhapën me shpjetësi.Djali i çiftit Sinani, i cili në ato momente ndodhej në punë ka vrapuar drejt banesës në ndihmë të prindërve të tij, por duke u përballur me pamjet tragjike edhe ai ka humbur ndjenjat, por fatmirësisht pas ndihmës mjekësore, është jashtë rrezikut për jetën.Policia dhe zjarrëfikësja të lajmeruar nga banorët e zonës nuk kanë mundur të evitojnë humbjen e jetëve të çiftit Dhimitër dhe Famije Sinani, por kanë realizuar shuarjen e zjarrit dhe mbajtjen e tij nën kontroll, duke eleminuar rrezikun për zonën përreth.