Vjedhja e veprave të artit, çohet në gjykatë Gjergji Thimio

Pas gati 7 muaj hetime, Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim çështjen e ikonave. Mbi koleksionistin, Gjergji Thimios dhe shtetasin Arben Spaho rëndon akuza e vjedhjes së veprave të artit dhe kulturës.Akuza ka arritur të provoje se një pjesë e madhe e objekteve të gjendura Thimios dhe Spahos, janë të vjedhura në disa objekte fetare në Shqipëri dhe Maqedoni. Këta shtetas sipas Prokurorisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi të madhe ikonash dhe vepra të tjera arti.Ndërkaq bëhet me dije se vazhdojnë hetimet për të zbuluar 78 ikona, të cilat kanë qënë të pajisur me pasaporte nga Gjergji Thimios, por nuk janë gjetur në koleksionin e tij.