Përplasje xhentile, Dade-Bregu debat fin në prani të Moore VIDEO

Me xhentilesë femërore deri në kufijtë e respektit Arta Dade e Majlinda Bregu nuk i kanë shmangur fjalitë thumbuese mes tyre gjatë diskutimit për integrimin në panelin e konferencës së sotme “Albanian Policy Center” ku ishte i ftuar edhe Drejtori për Çështje të Europës Jug- Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore.Arta Dade: “Nëse lufta politike e opozitës do të bazohej në elementët e procesit të integrimit unë mendoj se është një opozitë e dështuar”.Majlinda Bregu: “Është e pacipë tu kërkosh qytetarëve dhe është e pacipë ti kërkoshedhe opozitës që sot të jetë e heshtur deri sa vendet anëtare të marrin një vendim për Shqipërinë. Të fshehësh poshtë qilimit atë që ndodhi nuk do të thotë që ke pastruar shtëpinë”.Arta Dade:“Ne asnjëherë nuk kemi treguar gishtin ndaj opozitës që ata po na pengojnë dhe se ata po na bëjnë ne që të mos marrim statusin”Majlinda Bregu: “Jo një por 20 ligje, 20 reforma me anë të së cilave kërkohet që vendimi i qershorit të jetë pozitiv apo votimi pro i së cilave do të bëjë që vendimi i qershorit të jetë pozitiv, opozita do t`i votojë pa hezitim”Megjithatë dy zonjat e politikës shqiptare kanë thyer replikat politike me buzëqeshjet femërore që lënë ende shpresë se ashtu siç tha Moore, PS e PD mund të merren vesh përderisa shqiptarët po merren vesh me serbët.