Zhdukja e 4 mln deklaratave tatimore, merret 2 orë në pyetje vëllai i Gjiknurit

Panajot Gjiknuri,vëllai i Ministrit të Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, është pyetur në prokurorinë e Tiranës mbi fshirjen e 4 milion deklaratave tatimore, nga server i Drejtorisë së Tatimeve.Gjiknuri ka qëndruar për më shumë se tre orë në organin e akuzës së kryeqytetit dhe është pyetur si person që ka dijeni për kallzimin e ngritur nga ish-drejtori i IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Riska.Panajot Gjiknuri nuk e ka mohuar se ka qënë në Drejtorinë e Tatimeve, por ka sqaruar se ka qënë pjesë e grupit të auditit ngritur për këtë institucion. E gjithë procedura sipas tij ka qënë konform ligjit dhe ka marrë nga aty dokumentet që i janë nevojitur.Ndërsa nuk është mundur të mësohen shumë detaje mbi sqarimet që ka dhënë mbi futjen e tyre në dhomën e serverave. Aktualisht, Panajot Gjiknuri, mban detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Financave.Kjo është dhe një nga pikat kryesore të kallzimit bërë nga ish-drejtori i IT-së, pasi sipas tij janë fshirë mbi 4 milion deklarata tatimore të biznesve. Në kohën kur kjo ngjarje u bë publike, pati një reagim të fortë nga opozita.