Fëmijët fusin policinë në Lazarat, blutë "marrin" për dy orë fshatin e drogës

Atë që se ka bërë dot shteti me forcën e ligjit e kanë bërë vetë fëmijët e Lazaratit, të cilët kanë futur policinë e shtetit në fshatin e drogës.Nxënësit e shkollës së fshatit të famshëm, prindërit e të cilëve janë në shënjestrën e shtetit si kultivues të hashashit prej 20 vitesh janë zotuar se do të ndikojnë tek familja që jetesën ta mendojnë pa hashashin.Prefektja e qarkut i është bashkuar korit të nxënësve për të nisur fushatën sensibilizuese në zemër të problemit, në fshatin që e gjithë bota e njeh si kryeqytetin e hashashit.Megjithatë policia ka qëndruar për pak kohë me garancinë e fëmijëve dhe me fushat ende të pambjella të fshatit, por pa e dhënë fjalën që do të kthehet sërish si forcë e ligjit.