Investimet në infrastrukturë në Milot, banorët: Pas 23-vitesh kryhet ndërhyrja e parë
2.8 milionë lekë është vlera e akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me anë të së cilit në Milot sot ofron një tjetër pamje për banorët e tij.Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore, vendosja e ndriçimit, ndërtimi i lulishteve dhe bulevardeve, janë disa nga ndërhyrjet që janë kryer, pa harruar ketu edhe ndërtimin e ujësjellesit të ri, i cili pritet të zgjidhë përfundimisht problemet me furnizim me ujë të pijshëm të banorëve të cilët kanë përshëndetur këtë investim.Ky investim i munguar është realizuar edhe falë këmbënguljes së kryetarit të Komunës, Behar Haxhiu, i cili ka mundur të gjejë investitorë dhe falë financimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Miloti sot ofron një pamje ndryshe nga ajo situatë kaotike e cila ka mbizoteruar për vite me radhë.