Moore apel pa kostum diplomatik partive: Merrni shembull pajtimin Kosovë-Serbi (Video)

Xhonatan Moore, ne konferencën e "Albanian Policy Center" nuk ka zgjedhur fjalë fort diplomatike për ti thënë politikës shqiptare, se është koha që të punojnë të gjithë bashkë, për vendin e për shqiptarët duke lene menjane interesat e ngushta partiake.“Ne dëshirojmë të jemi partnerë me Bashkimin Evropian, sepse be ka një rol mjaft të rëndësishëm dhe përpiqet për të mirën e vendeve dhe kjo është mjaft e mirë për të gjithë. Këtu mund të përmendim edhe rastin e Kosovës me Serbinë ku Bashkimi Evropian po përpiqet për normalizimin marrëdhënieve. Dëshira jonë për Shqipërinë është qe të ecë përpara dhe ne e mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha rekomandimet, të punoni dhe të flisni së bashku për të marrë statusin e vendit kandidat, pasi dialogu është shumë i rëndësishëm. Shqipëria duhet të sjellë përmirësime për të mirën e të gjithë popullit shqiptar. Jemi optimistë se e ardhmja do të jetë e mirë. Ju po kontribuoni për të sjellë më të mirën e vendit tuaj”- u shpreh zyrtari i lartë amerikan.Basha: Mazhoranca nuk mund të shkojë në BE pa opozitënE ne kete linje ishte dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ku bashkëpunimin e sheh si të vetmen rrugë që BE të jetë një proçes suksesi ashtu si antarësimi në NATO.“ Shqipëria nuk u ka transformuar ato dy ditë pas vendimit që u mor në Strasburg. Që nga dita e parë e artikulimit të aspiratës sonë për t`u bashkuar Aleancës së Atlantikut të Veriut deri tek vendimi për t`u bashkangjitur si vend pioner nismës së partneritetit për paqe, nënshkrimi këtu në Tiranë i Kartës së Adriatikut, lancimi jo në kohë të lehta as për vendimarrjen dhe as për buxhetin e reformave të Forcave të Armatosura, ruajtja e standarteve  të arritura dhe duke i çuar ato më përapra dhe kryerja e detyrave të shtëpisë. Anëtarësimi në NATO përveçse të ofron siguri është një proces reformash të gjithshanshme që vendi njohu, kreu dhe thelloi në atë periudhë. Një periudhë reformash që bënë të mundur jetësimin e një vullneti politik të udhëhequr edhe nga administrata amerikane, por vullneti do të ishte i pamjaftueshëm  nëse nuk do të shoqërohej me një punë të madhe, të detajuar të reformave  të gjithanshme nga vendet aspirante. Dhe Shqipëria iu përvesh kësaj pune me seriozitet të madh. Në këtë periudhë kohore vëmendja u për qëndruar në transformimin e 3 shtyllave kryesore të konsolodimit të shtetit ligjor, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe në fushën e sigurisë të refomave ushtarake të cilat njohën hapat më cilësore me ide të qarta. Rezultatet e këtyre reformave, mbështetja e fuqishme e mazhorancës por edhe e vullnetit për ta bërë këtë punë me opozitën  dhe me forcat e tjera shoqërore i bindi aleatët tanë dhe u dha kohë të mjaftueshme aletatëve tanë që ti bindin skeptikët për kapacitetin e një kombi si Shqipëria për tu bërë anëtar i NATO-s” tha Basha.Majko: Anëtarësimi në NATO të mos përdoret si sukses nga politikaPandeli Majko, Kryeministër i socialistëve për disa vite, vëren se politika nuk ka qenë në koherencë me të qënurit pjesë e Aleancës më të fortë të botës.“Ky akt padyshim shtyn politikën ta përdorë atë si provë suksesi. Shqipëria trokiti në dyert e NATO-s pas një rrugëtimi të vështirë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një hap normal i një populli evropian. Sot si anëtar i NATO-s Shqipëria dhe shqiptarët kanë se çfarë të shohin brenda vetes” tha Majko.Tahiri: Të forcohet partneriteti mes shqiptarëve e NATO-sNe konferencën e "Albanian Policy Center" fjalen e ka marre dhe Zëvendës.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ku ka deklaruar se në gjithë shtetet e rajonit ka defiçit në demokraci dhe korrupsion, gjë që sipas saj po kthehet në pengesë për qeverisje të mire.