Pengmarrësi i avionit të "lufthansës", qeveria e Kosovës: Nuk është shtetas kosovar
Pengmarrësi i avionit të linjës Minhen- Budapest në Gjermani nuk ka shtetësi as kosovare dhe as shqiptare. Edhe pse mediat gjermane raportojnë se rrëmbyesi i aeroplanit Minhen Budapest është shqiptar i Kosovës, Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se personi në fjalë NUK është shqiptar fare.I paraqitur si Muslim H. , personi i cili një ditë më parë e ka rrëmbyer aeroplanin e linjes Minhen– Budapest, nuk është nga Kosova.Ai quhet El Halim Muslin.Ky person nuk është kosovar, madje nuk disponon as letërnjoftim të Kosovës.Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se ky person nuk ka shtetësi të Kosovës.Bashmir Xhemaj, këshilltar politik i ministrit të MPJ-së Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo ministri në bashkëpunim me ambasadat e Kosovës jashtë vendit si dhe me autoritetet e huaja e sidomos ato gjermane, ka marrë informacion se ky person është paraqitur në katër vende të BE-së ku ka hyrë si në Portugali, Hungari, Gjermani dhe Holandë, si kosovar.Por, Xhemaj tha se me angazhimin e organeve të këtyre vendeve dhe sidomos ambasadave të Kosovës është zbuluar se identiteti i tij nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën. Madje, ai ka thënë se edhe emrin e prindërve që ka dhënë dhe vendbanim nga vjen, gjoja në Prishtinë, nuk ekziston.Të dhënat e gjendjes civile sipas Xhemajt, e demantojnë këtë që ka thënë ai tek autoritetet jashtë Kosovës. Ky person sipas të dhënave që ka siguruar MPJ, Xhemaj tha se nuk flet as gjuhën shqipe. Xhemaj ka theksuar se identiteti i plotë i tij është El Halim Muslin.Muslin ka rrëmbyer aeroplanin e linjes Minhen – Budapest pasi nuk dëshironte të kthehej në Hungari, vendi i parë i shengenit ku ka hyrë ilegalisht. Kërkesa për azil e Muslim H. ishte hedhur poshtë para katër javësh, ndërsa rregullat e shengenit e duan që çdo person të kthehet në shtetin e parë të shengenit ku personi në fjalë ka hyrë ilegalisht.Gjermani, ja shqiptari që mori peng avionin FOTOFotografia e shqiptarit nga Kosova i cili një ditë më parë mori peng aeroplanin e linjës Minhen- Budapest, pasi nuk dëshironte të kthehej në Hungari është publikuar në mediat gjermane.Prokuroria e Landshut ka lëshuar një urdhërarrest dhe kanë nisur hetimet për Muslim H për të zbuluar si ka mundur të kërcënojë stujardesat në aeroplan.Mediat gjermane raportuan se kosovari i identifikuar si shqiptari nga Kosova kishte marrë peng avionin me 75 udhëtarë në bord, të nisur nga Minheni, gjatë fluturimit për në Budapest të Hungarisë, në shenje proteste ndaj deportimit të tij nga Gjermania.Fatmirësisht e gjithë ngjarja përfundoi pa pasoja, pasi ndërhynë autoritetet policore. Sipas mediave gjermane, 28 vjeçari kosovar morri peng dhe një stjuardesë 50- vjeçare dhe detyroi avionin Airbus A320 që të kthehej në aeroportin e Minhenit.
(Ne foto: Muslim H, shqiptari që mori peng avionin e linjës Minhen- Budapest)