"Qingji" prangos 22 shqiptarë e italianë, trafik droge nga Shqipëria, lidhje me mafian(Video)
Një organizatë kriminale që drejtonte trafikun e drogës, në pjesën më të madhe të marijuanës por edhe kokainës, nga Shqipëria për në Siçili, është shkatërruar nga një operacion i policisë së Raguzës.Mbi 200 agjentë të policisë së shtetit, në rajonin e Raguzës por edhe në Romë, janë angazhuar në këtë operacion, gjatë të cilit janë lëshuar 22 urdhër-arreste për pjestarët e kësaj organizate, një pjesë e të cilëve shqiptarë.Sipas akuzës së ngritur nga prokuroria, grupi në fjalë ka patur lidhje të ngushta me klanin mafioz të njohur, Carbonaro. Në bisedat e tyre të përgjuara, grupi ka folur gjithnjë me kode, ndërsa hiqeshin si barinj. Kështu një kile marijuanë etiketohej gjithnjë me shprehjen “një qingj” që vinë në stallë ndaj dhe operacioni u kodua "Qingji".Nga shitja e drogës, që vinte nga Shqipëria e shpërndahej më pas në disa rajone të Italisë, por kryesisht Siçili, grupi kriminal arrinte të siguronte fitime marramendëse, deri në qindra miliona euro në muaj. Nëse transporti nga Shqipëria drejt Italisë bëhej nga meshkujt, shpërndarja në vendin fqinj, bëhej pikërisht nga 2 gra, që shpërndanin drogën duke e fshehur atë në qeskat e pazarit.Droga transportohej nga Shqipëria përmes makinave të aksidentuara e të prishura, që dërgoheshin në Itali për riparime përmes karrotrecave. Gjatë operacionit "Qingji", policia sekuestroi edhe 130 kg marijuanë, në qese 1 kilëshe, disa kilograme kokainë, arme dhe municione të tjera luftarake.