Dita botërore për autizimin, studimet e huaja: 1 në 68 fëmijë me këtë sëmundje

Pak nëna kanë kurajo të flasin për fëmijën e tyre autik, disa të tjera hezitojnë jo vetëm ta bëjnë publike këtë çrregullim, por për shkak të paragjykimeve e mbajnë fëmijën brenda mureve të shtëpisë.Kjo panormë e trishtë është më e dukshme në zonat rurale. 2 prilli është dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit për autizimin dhe në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare se sa fëmijë të prekur ka.Po kaq të fshehta e të paqarta kanë mbetur edhe nga arsyeja e autizimit. Një studimi i fundit në SHBA bënë të ditur se 1 në 68 fëmijët është autik. Ndërsa zbulueshmëria mbetet mjaft e ulët, autizmi sipas studimit nis dhe zhvillohet që në mitër.Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kërkuan bashkëpunim dhe përfshirje kryesisht me mësuesit dhe edukatorët, madje përfshirjen e botimeve në kurrikulën arsimore.Mjekët evidentuan edhe një herë faktin se sa e rëndësishmë është për një fëmijët që të përfshihen në ambjente të përbashkëta në insitucionet arsimore, përtej terapive që të ndjekin ne këtë qendër të kenë mundësi të shkojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla.Autizimi është një çregullim neurobiologjik, shkakton paaftësi në zhvillimin tek njerëzit, ndikon në funksionet e trurit dhe shenjat e tij kuptohen para se fëmijët të jetë 3 vjeç.