Besimtarët drejt kishës së Shna Ndout, 700 pelegrinë nga Shkodra drejt kultit fetar

Rreth 700 besimtare nga zona e Nenshkodres kane udhetuar drejt qytetit te Laçit per te qene pjese e pelegrinazhit qe zhvillohet prane kishes se Shna Ndout per 13 te marta rresht. Sot ne te marten e 3-të, besimtaret kane udhetuar me tren drejt vendit te shenjte, i cili do te prese besimtare nga e gjithe Shqiperia, te cilet luten dhe kryejne ritualet prane ketij kulti.Pelegrinet do te perfundojne lutjet e tyre me 13 qershor, dite ne te cilen perkujtohet edhe Shna Ndou, per te cilin sipas bestytnive mendohet te kete jetuar prej 18 gushtit te vitit 1195 deri ne 13 qershor te vitit 1231.Me shpresën se Shna Ndou do u plotësojë dëshirat e tyre, pelegrinët kanë vazhduar ritualin e lutjeve. Shtimi i fluksit të pelegrinëve pritet te shenohet ne ditet perkatese ne vijim ,ku mijera besimtare nga gjithe Shqiperia, por edhe Kosova e Maqedonia drejtohen drejt vendit te shenjte.Besimtarët shprehen se "në kishën e Laçit janë shënuar shumë mrekulli. Në shumë familje është rikthyer paqja dhe dashuria", ndaj edhe i drejtohen ketij vendi për t'u lutur, pavarësisht besimeve që u përkasin.Fjala përshëndetëse që shkëmbejnë me njëri-tjetrin është "Shna Ndoi ju ndihmoftë!"Pelegrinazhi për në vendin e shpresës është kthyer tashmë në ritual të përvitshëm, ku besimtarët i rikthehen besimit te Zoti dhe mrekullitë.Referuar numrit te larte te besimtareve, nga ana e policise por edhe urgjences se spitalit ka nisur marrja e masave per te patur nje situate pa probleme.