Na ishte njëherë Drenova…Zona ka humbur identitetin, "lulëzon" mjerimi

Vendlindjes se rilindasit, Aleksander Stavre Drenova, tashme i ka mbetur vetem emri dhe kujtimi i tij. Drenova, qe dikur njihej si qyteti i minatorëve, pas mbylljes se minieres se qymyrgurit, sot 50% e familjeve të mbetura në këtë zonë jetojnë me ndihmë ekonomike, e cila nuk e kalon vlerën e 3 mijë lekëve të rinj.Ashtu si banorët edhe pushteti vendor ndihet i pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen e kesaj qyteze. Prej vitesh, Komuna nuk ka marrë asnjë investim për infrastrukturën rrugore, ujësjellësin apo objekte te tjera.Dikur në Drenove jetonin rreth 11 mijë banorë. Qyteti u krijua për të mbështetur me fuqi punëtore minierën e qymyrit, e cila furnizonte të gjithë vendin. Sot në këtë qytet popullësia është përgjysmuar. E nëse vite me parë gjithçka ishte ndryshe, sot vendlindja Asdrenit i eshte kthyer bujqësisë si e vetmja mundesi mbijetese.