Elbasan, rradhë të gjata për dalje në kemp, pas 21 ditësh komisioni rinis proçedurat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2014, 12:47
Pas nje nderprerje te gjate, komisioni mjekesor prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ne Elbasan ka rinisur funksionimin e tij.Me qindra qytetare jane paraqitur prane ketij komisioni per kryerjen e vizitave mbi perfitimin e statusit te invalidit, te cilat ishin nderprere prej 3 javesh, pasi u konstatuan shkelje dhe abuzime nga anetaret e ketij Komisioni te cilet jane zevendesuar.Shkelqim Duka, kreu i Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Elbasan ka bere edhe nje here thirrje qe Komisioni ti permbahet ligjit dhe te rikomisionoje invalidet ne baze te dokumentacionit.Nderprerja e punes per gati 20 dite e ketij Komisioni eshte shoqeruar me mjaft probleme per qytetaret.