Erozioni po zhduk rërën e Vainit në Lezhë, specialistët: Të merren masa, situata e rëndë

Prej kohesh specialistet kane dhene alarmin, por askush nuk ka degjuar. Erozioni ne zonen bregdetare te Shengjinit eshte katastrofik pasi vijon intensivisht te gllaberoje çdo vit mbi 2 meter siperfaqe toke.Specialisti i mjedisit, Jak Gjini, nuk nguron ta cilesoje si nje drame te vertete ate qe po perjeton pjesa fundore e Shengjinit, e qe me shume gjasa do ti sjelle fundin lagunes Kune Vain.Jane vendosur 2 skaliera mbrojtese, por nuk eshte shmangur rreziku. Gjini nuk do te flase per cilesine e kesaj nderhyrjeje, por deklaron se persa kohe nuk ka nje studim te mirefillte nga ana e specialisteve, atehere çdo nderhyrje nuk jep rezultat.Prej vitesh erozini ne Shengjin ka permasa te frikshme, qe ne fakt jane nje rrezik jo vetem per ekzistencen e lagunave, por sepse ne te vertete jane nje rrezik prezent per ekonomite familjareve, banesat e te cilave ndodhen pikerisht prane ketyre lagunave.