Plehrat e qytetit hidhen në pikën turistike, Shkëmbi i Vajës landfilld për mbetjet

Pastrojne qytetin e Krujes nga mbeturinat per te ndotur me pas kuroren e gjelbert te pyjeve të Malesise se Krujes. Kjo eshte proçedura qe kryhet çdo dite nga mjetet e pastrimit ne kete qytet, te cilat depozitojne tonelata mbetjesh prane lapidarit historik qe ndodhet ne kete zone. Pamjet e xhiruara nga kamera jone, tregojne qarte se ku perfundojne mbeturinat qe largohen nga kontenieret e qytetit.Mungesa e nje vendi te mirefillte per depozitimin e mbetjeve shenon kete ndotje te madhe ekologjike,ku mbeturinat me pas perfundojne ne rrjedhen e lumit Droje,ku pasojat marrin edhe me teper te tjera permasa negative.Ne nje kohe qe ne vendin tone po tregohet nje vemendje e veçante ndaj pastrimit te territorit, ku pjese e saj jane bere edhe forcat e armatosura, apo nisma qytetare "Ta pastrojme Shqiperine ne nje dite"duket se situata nuk po ndryshon aspak, madje jane vete njesite vendore shkaktare te kesaj ndotje.Shkaterimi i kurores se gjelber te Malesise se Krujes dhe ndotja masive qe po shenohet ne kete zone, prej kohesh ka qene problem, por qe deri me sot kurre nuk ka marre zgjidhje, nderkohe qe kane munguar edhe ndeshkimet ndaj subjekteve pergjegjese te cilat abuzojne hapur ne çdo moment.