Totozani kërkesë zyrtare qeverisë greke: Familja e Ilia Karelit të jetë palë në proçes

Familja e Ilir Karelit, shqiptari që humbi jetën në burgun grek, duhet ti jepet mundësia nëpërmjet një asistence nga Ministria e Jashtme e Shqiperisë që të marrë pjesë si palë civile në proçesin penal në shtetin helen.Për këtë, Avokati i Popullit do ti nise një letër zyrtare të dytë Ministrisë sonë të Jashtme. Arsye, sipas avokatit, është e drejta e kësaj familje për të kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, dënimin e autorëve që çuan në vdekjen e Ilir Karelit dhe në anën tjetër edhe mundësine e një dëmshpërblimi financiar që mund ti jepet familjes Kareli.Por Avokati i Popullit ka inkurajuar edhe hetimet e nisur në Shqipëri për këtë çështje. Vetë avokati do të tregoj kujdes në monitorimin e proçesit.Këtë të martë nga Prokuroria helene janë lëshuar 8 urdhërarreste, lidhur me vdekjen nga dhuna e të dënuarit Ilia Kareli, e të gjtihë këto urdhërarrestet janë për zyrtarë të burgut të Nigritës, të cilët dyshohen se kanë dhunuar të burgosurin shqiptar.Ndërkohë që ekspertiza greke publikoi detaje për torturat çnjerëzore që i shkaktuan vdekjen të dënuarit Ilir Kareli.