Konkursi për Muzeun Marubi, Çuni: Fototeka ishte magazinë, e kthyem në identitet

Zv/ministri i Kultures, Zef Çuni, permes nje konference per shtyp, ka reaguar nga Shkodra ne lidhje me pretendimet e ngritura nga deputetja e PD-së, Voltana Ademi, se konkursi per muzeun "Marubi" eshte zhvilluar pa konsultime, apo se familjaret nuk marrin te drejtat e autorit.Sipas zv/Ministrit qeveria ka hartuar nje projekt ambicioz, por PD nuk ka asnje informacion mbi kete fakt. Ai ka shtuar se ne gjithe keto vite, fototeka ka qene nje magazine dhe me kete projekt ajo do te jete ne te tjera nivele me statusin Muze.I pyetur mbi 2 projektet e deshtuara te ndriçimit te kalase "Rozafa", zv/Ministri tha se ajo do te kete tashme nje sistem te ri, i cili nuk do te kete fatin e dy te pareve.Nje dite me pare ne Shkoder u shpall permes nje konkursi te hapur, firma fituese "Casanova - Hernandes" nga Hollanda, e cila do te rikonstruktuoje muzeun "Marubi".