Berat, aktiviteti "Urat flasin", përfaqësues nga Ballkani ndjekin ceremoninë

Aktiviteti ndërkombëtar "Urat e Ballkanit flasin" organizuar ne Berat, ka mbledhur dhjetra personalitete të jetës publike e kulturore të shteteve të Ballkanit, që kanë një sit të mbrojtur nga UNESCO. Pas simpoziumit të mbajtur në bibiotekën e qytetit, ku kanë marrë pjesë dhe drejtoresha e UNESCO-s, Irina Bukova dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, një sërë aktivitetesh kulturore janë zhvilluar në qytetin muze.Vizita në Muzen Kombëtar Onufri, pasuar edhe në lagjen muzeale "Kala", ka mrekulluar përfaqësuesit e ardhur nga shtetet ballkanike. Më pas në galerinë e qytetit është zhvilluar ekspozita "Murmurima e ujrave", ku artistë të shteteve të Ballkanit shprehën emocionet e tyre të momentit në disa vepra që do ti mbesin qytetit.Panairi me prodhime artizanale të mjeshtrave të Beratit dhe Gjirokastrës mbi urën e Goricës,ka shtuar larmine e ketij aktiviteti, ndërkohë që e gjithe kjo atmosfere shoqerohej edhe nga tingujt e muzikes ballkanase me pjesemarje te kengetareve nga shtete te ndryshme.Mbrëmja është mbyllur me një spektakël të animuar 3 d, shfaqur mbi urën shekullore të Goricës, e cila është vënë në fokus të gjithë aktiviteteve, pasi është dhe simbolika e këtij eventi. Aktiviteti ndërkombëtar "Urat e Ballkanit flasin", organizuar nga Fondacioni Ballkanika, UNESCO dhe Bashkia e Beratit, ka mbledhur në qytetin e një mbi një dritareve, përfaqësues vendorë nga gjithe Ballkani, ministra, deputetë dhe drejtues të institucionit së pasurisë së mbarë njerëzimit.Gjithçka realizohet në kuadër të nismës globale "Kultura një urë drejt zhvillimit", e cila synon shfrytëzimin e forcës së kulturës si mjet dinamik i bashkëpunimit dhe risi për zhvillim gjithëpërfshirës ekonomik.