Martino: Duhet të fitojmë ndeshjen e parë

Gerardo Martino ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Atletico Madridit, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.“Do të përpiqemi që në ndeshjen e parë të mos pësojmë gol në mënyrë që të jemi më të qetë për sfidën e kthimit. Sekreti do të jetë të luajmë me të njëjtë intensitet ashtu si Atletiko. Arma jonë më e fortë do të jetë, të jemi Barcelona”, deklaroi fillimisht trajneri i Barcelonës.“Atletiko këtë fundjavë luajti një futboll të mirë me Bilbaon. Janë një skuadër që këtë sezon kanë bërë paraqitje të mira si në kampionat dhe në Europë. Sa I përket formacionit besoj se nga e djathta me shumë mundësi mund të luaj Neymar. Për të është një sakrificë, por lojtarët e ekuilibrit të tij mund ta mbulojnë çdo lloj pozicioni në sulm në sulm”, vazhdoi ai.Në fund u ndal edhe te dy yjet e të dyja skuadrave:“Besoj se Arda Turan dhe Andres Iniesta e dinë mjaftë mirë se cfarë duhet të bëjnë në fushë. Ata janë gjithmonë në momentin e duhur për të dhënë kontributin e tyre. Janë lojtarët më të nevojshëm”, përfundoi Martino.