Fiton Lacio, frenohet Fiorentina

Lazio ka mposhtur Parmën 3:2, në një ndeshje dramatike deri në minutën e fundit të takimit, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Futbollisti kosovar, Lorik Cana ka luajtur 66 minuta, duke i lënë vendin talentit Keita. Futbollisti gjakovar është ndëshkuar me karton të verdhë ndërsa në portë Etrit Berisha e Thomas Strakosha kanë qëndruar në bankinë.Bardheklatrit do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 15-të me Lulic. Parma do të gjente menjëherë barazimin pas një veprimi fantastik të Biabiany që përfitoi nga një gabim i Marchettit.Pjesa e parë do të mbyllej në barazim ndërsa në të dytën Lacio do të kalonte në avantazh me Klosen në të 67-tën. Në minutën e 81-të do të vinte një tjetër gaf e Marketit që sjell dhe golin e barazimit momental. Kur gjithçka u duk se do të mbyllej në barazim Candreva çoi peshë stadiumin Olimpiko duke i dhuruar 3 pikë të rëndësishme Edi Rejës.Ndërkohë, Migjen Basha ka mposhtur Agim Ibraimin teksa Torino mundi Kaljerin 2:1. Të dy futbollistët luajtën nga minuta e parë, për skuadrat e tyre. Mesfushori i kombëtares sonë luajti 80 minuta, duke I lënë vendin shokët të skuadrës Alexander Farnerud, ndërsa sulmuesi shqiptar nga Maqedonia zhvilloi një ndeshje të mirë deri në minutën e 79-të ku u zëvendësua. Golat për Torinon i shënuan Omar El Kaddouri dhe Alessio Cerci, ndwrsa për Cagliarin shwnoi Nene.Sampdoria e Fiorentina dhuruan gjithcka por vetëm gola jo. Ekipi i Mihajlovic po kalon një moment mjaftë të mirë arriti të ndalë dhe formacionin vjollcë që në këtë periudhë vuan mbi të gjitha mungesën e sulmuesve, me Matrin që e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës.