La Liga, java e 31-të
Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta lëshojë kreun e La Ligës. Skuadra e trajnerit Diego Simeone fitoi edhe në transfertë ndaj Athletic Bilbao duke qëndruar në krye pas 31 javësh. Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Iker Muniain pas vetëm pesë minutash lojë. Por sulmuesi më në formë i Atleticos, Diego Costa shënoi në minutën e 22-të duke barazuar rezultatin.
Skuadrat shkuan në pushim me shifra të barabarta. Ndërsa pas pushimit mesfushori i talentuar Koke përmbysi rezultatin në favor të Atleticos në minutën e 55-të. Në vijim nuk pati më gola, por vlen të theksohet se Bilbao e përfundoi ndeshjen me dhjetë futbollistë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Aymeric Laporte.Barcelona ka fituar derbin e Katalonjas minimalisht 1:0. Katalanasit morën tre pikë shumë të rëndësishme ndaj rivalit të qytetit që i rezistoi mjaft mirë në përpjekje që të ndal ekipin e Gerardo Martinos.
Pjesa e parë nuk solli asnjë gol ndërsa në minutën e 77-të, miqtë fituan një penallti të cilën e shndërroi në gol Lionel Messi. Gjashtë minuta më vonë Espanyol mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Francisco Casillas. Barcelona ruajti avantazhin dhe mori një fitore minimale, por shumë të rëndësishme.Pas dy humbjeve radhazi, Real Madrid ka shpërthyer duke shkelur Rajo Vallecanon me rezultatin 5:0. Në ndeshjene zhvilluar në Santiago Bernabeu, galaktikët dominuan në pjesën e dytë të ndeshjes duke i bombarduar me gola. Rastin e parë të ndeshjes do ta kishte Benzema I cili nuk arrin të mposhtë portierin e Rajos.
Cristiano Ronaldo kaloi vendasit në avantazh në minutën e 15-të, pasi një depërtimi mes mbrojtjes kundërshtari. Pjesa e parë me gjithë rastet e krijuara nga skuadra e Ancelotit do të mbyllej me këto shifra.Reali dyfishon shifrat në minutën e 54-të Karvahal do të shënonte edhe golin e dytë. Më pas do të vinte radha e Garet Bejl që do të shënonte një diopeietë. Në minutën e 68-të ai merr një asist nga Di Maria që arrin të gjej hapsira në krahun e majtë. Pas 3 minutash uellsiani do të bënte një sprit prej 60 metrash.Aido të merrte një top në gjysmëfushën e skuadrës së tij dhe me një sprint të jashtzakonshëm do të shmangte disa mbrojtës dhe më pas e dërgon topin në rrjet. Ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi sulmuesi Alvaro Morata në minutën e 78-të. Atletico mbetet në krye me 76 pikë, një më shumë se Barcelona dhe tre më shumë se Real Madrid.