Gashi shënon në fitoren e Grasshoperit
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi ka qenë sërish protagonist i fitores së skuadrës së tij Grasshoper në transfertën e Thun-it. 25 vjeçari ka shënuar golin e parë për skuadrën mike, kur nga pika e bardhë ka çuar në avantazh skuadrën e tij 1-0, nga pika e bardhë.Vetëm një minutë më vonë vendasit barazuan, por kjo nuk zgjati shumë pasi miqtë shënuan edhe dy gola të tjerë, fillimisht në minutën e 63-të e me pas edhe në të 77-të për rezultatin përfundimtar 1:3 në sfidën e vlefshme për kampionatin zviceran të futbollit.Edhe në goli i tretë erdhi pas një krosimi nga këndi të Gashit. Vlen të përmendet se titullar në këtë sfidë ishte edhe mesfushori tjetër shqiptar, Amir Abrashi.Pas 26 javëve të zhvilluara skuadra e shqiptarëve, ndodhet në vendin e dytë në tabelë, me 46 pikë tre më pak sesa kryesuesit e Bazelit. Gashi me golin e shënuar sot kap kuotën e 10 golave të shënuara këtë sezon.