Cavani tremb PSG
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka bërë deklarata bombastike duke i futur frikën skuadrës së tij rreth largimit nga klubi në fund të këtij sezoni. Ylli uruguaian e ka pranuar se ka vështirësi në Paris duke lënë të hapur mundësinë e largimit gjatë merkatos së verës."Këtu në Paris nuk është lehtë. Kam ardhur me një ide tjetër për rolin tim në skuadër, më duhet të mbrohem shumë", deklaroi Cavani për të përditshmen sportive franceze L'Equipe."Do të shohim nëse do të jem këtu edhe vitin e ardhshëm, do të bisedoj me klubin sepse disa gjëra duhet të ndryshojnë. E dua futbollin anglez, por i takon vëllait tim që të bisedojë me drejtuesit e klubit e ndoshta edhe me palët e interesuara", u shpreh ish ylli i Napolit.Cavani spekulohet se është në bisedime me Manchester Unitedin ndërsa kërkohet edhe nga Juventus dhe Milan."Chelsea është e interesuar për mua. Zgjidhja e vetme në merkato është të shpenzosh para njëlloj si Palermo në vitin 2009, Napoli në 2011. Unë jam pjesë e projektit të PSG, këtë gjë e tregon edhe shumë që ka investuar për mua" - përfundoi intervistën e tij Cavani.