Ricardo Kaka i pasigurte per te ardhmen
Sot ne përballjen me Kievon Ricardo Kaka do te rregjistroje ndeshjen e 300-te me fanelen e Milanit, por ndoshta nuk i mbeten dhe shume ndeshje per te luajtur me ngjyrat kuq e zi.Nuk e di se cdo te bej ne te ardhmen- deklaroi braziliani- do flas keto dite me Gallianin, ceshtja e mos përfitimit te nje pjese te pages nuk hyn fare ne kete diskutim, ashtu si te cdo njeri dhe tek une mosha ndikon dhe nuk mund te jem me si para disa viteve.Eshte tashme e ditur dashuria e madhe qe tifozet e Milanit kane per Kaka-n dhe braziliani e di mire kete gje. Pritja qe me kan bere tifozet ka qene e mrekullueshme, fakti qe kete sezon nuk i kemi kënaqur nuk me ben te ndihem aspak mire.Me tej ish-ylli i Sao Paolos eshte shprehur edhe per eksperiencen e tij tek Reali i Madridid. Pervoja qe pata ne Madrid me ka mesuar shume gjera, me ka bere me te pjekur, mgjths kalova momente mjaft te veshtira arrita te mbijetoj. Me Mourinho-n nuk kam asnjë problem edhe pse u nuk me shfrytëzoi si duhet.Ndersa per trajnerin aktual te Milanit Clarence Seedorf braziliani deklaroi: Ne fillim e kisha shume te veshtire ti thërrisja mister, mu dukte e çuditshme. Clarence eshte i ri ne kete pune dhe ka kohe te permiresohet, ne fakt besoj se as ai nuk e priste nje situate te tille.Ne fund Kaka shprehu dhe nje deshire te tij persa i perket te ardhmes: Ashtu si thashe me pare do te flas me Gallianin per te pare ne do ket nje projekt terheqes, ne te kundërt mund te vendos te largohem. Me ka pëlqyer gjithmonë Amerika ndoshta do te ishte nje destinacion i mire per te ardhmen time- përfundoi ish fituesi i topit te arte ne vitin 2007.