Kaka te Orlando City sezonin e ardhshëm
Nga Spanja vjen një lajm bombastik. Sipas të përditshmes sportive As, Leite Kaka ka arritur marrëveshje për transferim te Orlando City, klub që nga viti 2015 do të zhvillojë ndeshje në Major League Soccer.Lajmi vjen pas deklaratave të yllit brazilian i cili në fundjavë pranoi se ka mundësi që në fund të sezonit të largohet nga San Siro, ndërsa konfirmoi dëshirën që të provojë futbollin e ligës MLS. Kaka po kaolin një formë të mirë teksa në fundjavën që sapo lam pas shënoi dy gola në fitoren e Milanit ndaj Kievos.“Së shpejti do të vjen një lajm i madh për Orlandi Cityn”, ka shkruar pronari i klubit Flavio Augusto da Silva në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.Milioneri braziliani ka raporte të mira me Kaka-n dhe sipas njoftimeve të fundit ai ka siguruar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit. Kaka duket se i ka ditët e numëruara në San Siro. Por, tani mbetet të shihet nëse ai do të largohet në fund të këtij sezoni, ose në janar të vitit të ardhshëm. Kaka mund të mbetet edhe për një vit duke respektuar kontratën e tij me Milanin para transferimit në klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.