Atletiko-Barcelona, spektakli zhvendoset në Champions
Jemi mësuar që në sezonin e fundit të shohim duele të shumta mes skuadrave spanjolle. Sonte në mbrëmje përballë njëra tjetrës në Kamp Nou do të vendoset Barcelona dhe Atletiko.Kjo është përballja e parë në Europë midis tyre dhe eksperienca është në favor të katalanasve. Skuadra e Diego Simeones vetëm 7 java para fundit kryeson Primera Division, por kjo sfidë ka një vlerë krejt tjetër dhe në Champions League Barça e di shumë mirë sesi fitohet. Skuadra e Atletikos nuk do të kenë në dispozicion mesfushorin Raul Garcia dhe mbrojtësin Javi Mankuilo, ndërsa në krahun tjetër në vend të Victor Valdes mes shtyllave do të jetë Jose Manuel Pinto.Atletiko sonte pritet të luaj me formacionin 4-4-2Në portë do të jetë Kurtua. Në mbrojtje Filipe, Godin, Miranda dhe Huanfran. Në mesfushë pritet të luajnë Turan, Suarez, Gabi dhe Koke, ndërsa në sulm do të luaj dyshja Diego Kosta dhe Vija.Nga ana tjetër Tata Martino pritet të hedh në fushë formacionin 4-3-3Në portë do të jetë Pinto. Në mbrojtje Alaba, Maskerano, Pike dhe Dani Alvesh. Në mesfushë Iniesta, Buskets dhe Ksavi ndërsa në sulm do të jetë treshja Neymar, Messi dhe Aleksis Sanchez.Në Spanjë duke llogaritur të gjithë kompeticionet blaugranët numërojnë 60 fitore, 26 barazime e 19 humbje, sidoqoftë këtë sezon skuadra e Gerardo Martinos ende nuk ka arritur të marr asnjë fitore ndaj ekipit të dytë të Madridit. Përballë do të vihen gjithashtu dy trajnerë argjentinas dhe në njëfarë mënyre dora e tyre është ndjerë në tre sfidat e deritanishme, që gjithsesi nuk kanë njohur fitues dhe kanë prodhuar vetëm 2 gola gjithsej. Do të jetë një sfidë në distancë gjithashtu ndërmjet Lionel Messit dhe Diego Costës. Argjentinasi udhëheq 8-7 me gola ndaj sulmuesit brazilian.