Napoli mund Juventusin
Është një Napoli I madh në sfidën kryesore të javës së 31-të të Serisë A. Në San Paolo të kaltrit e Benitezit mundin 2-0 Juventusin kryesues. Ndeshja është intepretuar në mënyrë perfekte nga vendasit të cilët në numër pikësh përpara ndeshjes ishin shumë inferior ndaj bardhezinjëve me 20 pikë më pak. Juventus kalon një mbrëmje të vështirë teksa në mungesë të Tevez, sulmi me Jorenten dhe Osvaldon është shumë steril. Më i miri në fushë për skuadrën e Antonio Kontes është Buffon I cili në disa raste në fillim të takimit detyrohet të bëjë heroin.
Në minutën e 6-të Buffon ndal një gjuajtje të Kajeon i cili devijon lehtësisht topin. 2 minuta më pas do të vinte edhe goli I avantazhit po anulohet për pozicion jashtë loje. Më pas do të vinte radha e Buffon të tregoj se vazhdon të mbetet një ndër më të mirët në botë , Rezistenca e skuadrës së Antonio Kontes do të thyej në minutën e 37-të teksa Kajeon do ti shkëputej mbrojtjes së Zonjës së vjetër për të shënuar golin e avantazhit.
45 minutat e dyta ishin një kopje e së parës teksa Juventus thuajse nuk Reagan fare dhe ka shumë pak shanse për të shënuar. Në minutën e 60-të Buffon sërish bënë një super pritje duke ndalur mbrojtësin Gulam. 10 minuta nga fundi I sapo futuri në lojë në pjesën e dytë Mertens bën një kontroll të bukur me gjoks dhe me një lëvizje të lehtë lë të shtangur fillimisht Markizion dhe më pas Buffon që detyrohet të ngrejë duart lart duke u dorëzuar. Deri ën fund nuk ka më histori Juventus thyhet për herë të dytë në këtë sezon ndërsa synimi për të arritur në kuotën e 100-të pikëve tashmë do të bëhet më i vështirë , mund të pranohet vetëm një barazim. Në sfidat e mbetura.