Cmimet e biletave në fazën cerekfinale të Championsit
Biletat e ndeshjeve të futbollit gjithmonë zgjojnë debate të gjera. Sa i përket atyre për ndeshjen mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, ato në Santiago Bernabeu kushtojnë sa dyfishin I biletave në Signal Iduna Park. Kjo është një tjetër tregues i çmimit të lartë për të ndjekur futbollin në Spanjë. Shteti me biletat më të lira në kampionatet më të mëdha evropiane është Gjermania.Biletat më të lira janë të Bayern Munich dhe Borussia Dortmund dhe kushtojnë më pak se 40 euro. Ndërsa bileta më e lirë në Camp Nou për ndeshjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit sonte, kushton 93 euro. Biletat në Parc des Princes të Paris Saint-Germain janë gjithashtu të lira.Për të ndjekur Ibrahimovicin, Cavanin e Lavezzin kundër yjeve të Chelsea-t të Mourinhos duhet të paguani 30 euro. Ndërsa, më e shtrenjta është 250 euro. Ata ndiqen nga stadiumet angleze. Biletat në Old Trafford fillojnë nga 45 euro. Ndërsa ndeshja e kthimit mes Chelsea-t dhe PSG në Stamford Bridge, do të kushtojë nga 60 deri 140 euro.