Cerezo: Të gjithë e duan Diego Kostën
Presidenti i Atletico Madridit, Enrikue Cerezo është shprehur se nuk është i befasuar që "të gjithë" janë të interesuar për transferimin e Diego Costas. 25-vjeçari ka shfaqur formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 25 gola në 29 ndeshje në La Liga duke udhëhequr Los Kolkoneros drejt vendit të parë në La Liga, tetë ndeshje para fundit.Chelsea duket se ka bërë hapin e parë për transferimin e sulmuesit në verë, ndërsa edhe Real Madrid spekulohet se ka shfaqur interesim për shërbimet e tij. Cerezo e ka pranuar se çdo skuadër do të ishte e lumtur ta kishte në radhët e saj."Ai ka kaluar shumë vite me ne. Ka qenë edhe i huazuar në ekipe tjera dhe kudo ku ka luajtur, ata kanë folur mirë për të", deklaroi Cerezo për gazetën Marka.Me tej ai shtoi se është normale që një futbollist me nivelin e tij të kërkohet nga të gjithë:"Ai është futbollist i vlerësuar. Ndaj, të gjithë e duan në ekip. Diego Kosta do të jetë një prej golashënuesve më të mirë këtë sezon dhe do të shkëlqejë për Spanjën në Brazil, jam i sigurt".