Superliga, java e 26-të
Kjo javë e Superligës ka treguar që të ''fortët'' e Superligës janë bërë skuadrat për mbijetesë ndaj atyre që janë në vendet e para të renditjes ku e vetmja që fitoi është Kukësi që tashmë është në vendin e dytë.Java nisi me fitoren e bardhebluve kundra Laci të shtunën. Ka mjaftuar nga një gol për cdo pjesë ku fillimisht është Kahata që kalon vendasit përpara ndërsa Morina në minutën e 87' mbyll sfidën duke i dhënë bardhebluve një trepikësh të rëndësishëm në luftën për mbijetesë edhe pse ende është pjesë e një prej katër skuadrave që zbresin një kategori më poshtë. Ka spikatur fitorja e Vllaznisë ndaj kampionëve të Skënderbeut në Shkodër.Ishte goli i Shtubinës vetëm një minutë nga fundi i sfidës që rezultoi vendimtar për fatet e ndeshjes. Duket se tekniku malazez Haxhiosmanovic i ka dhënë një tjetër ritëm kësaj skuadre që arrin fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe nëse kampionati mbyllej sot, Vllaznia do ishte e shpëtuar. Ndërkohë duke përfituar nga hapat fals të rivalëve është Kukësi që fiton ndaj Besës në transfertë dhe ngjitet e dyta.Goli i nigerianit Boja i jep tre pikë skuadrës së Starovës, si një dhuratë për presidentin Gjici i sapo emëruar prefekt i Qarkut Kukës. Ndërkohë Besa pas disa javës të qeta I rikthehet kohëve të errëta në kampionat dhe Flamurtari, Vllaznia e Tirana janë aty për ta ''fundosur'' skuadrën kavajase. Në ''Niko Dovana'' është goli i shpejtë i Bathës që zgjidh sfidën duke e rifutur sërish Teutën në luftën për Evropë.Për Kastriotin vështirësohen edhe më tepër pozicioni njëlloj si Lushnja janë kandidatët më të mundshmepër t'iu bashkuar Bylisit në rrugën drejt Kategorisë së Parë. Ndërkohë Lushnja merr tre pikë në një ditë pushimi pasi nuk është luajtur sfida ndaj Bylisit pas dënimit të ballshiotëve.Ndeshja e fundit e javës së 26-të mes Flamurtarit dhe Partizanit ka përfunduar në barazim të bardhë. Të besuarit e Ernest Gjokës shpresonin në një rezultat pozitiv por me gjithë mundësit e shumta që kanë krijuar nuk kanë gjetur dot rrjetën. Rasti më I diskutueshëm do të vinte në minutën e 25-të, kur Murati tërhoqi prej fanelle Abilaliajn, por për gjyqtarin e takimit nuk ishte 11-metërsh po simulim duke dhënë karton të verdhë për sulmuesin. Në pjesën e dytë memelli do të goditste shtyllën ndërsa në minutën e 65-të vendasit do të fitonin një 11-metërsh që do të gabohej nga Zeqiri.Ja te gjitha rezultatet e kësaj jave:Te DielenVllaznia 1-0 SkënderbeuBesa 0-1 KukësiTeuta 1-0 KastriotiFlamurtari 0-0 PartizaniTe Shtunen:Tirana 2-0 LaçiLushnja 3-0 Bylis (Fituar në tavolinë)