Rumenige: Kroos nuk shkon te United

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ëshët shprehur se Toni Kroos nuk do të transferohet te Manchester United gjatë verës. 24-vjeçari nuk ka nënshkruar ende rinovimin e kontratës aktuale e cila skadonë në qershor 2015, ndërsa David Moyes u takua me te së bashku me menaxherin e tij gjatë një vizite në Gjermani në janar.Më parë gjatë këtij muaji, Kroos refuzoi të përjashtonte mundësinë e transferimit në United gjatë verës, por Bayern ka ritheksuar se mesfushori nuk do të lejohet të largohet nga klubi në fund të sezonit.“Toni Kroos do të luajë me fanellën e Bayern Munichut edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi Rummenigge.Kroos ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në Bayern i pyetur rreth kontratës së tij dhe pranoi se“Gjithcka është e mundur” kur u pyet nëse e kosnideronte të mundshëm transferimin në një klub që nuk do të luaj në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.Mesfushori Gjerman ka kërkuar nga klubi dyfishimin e kontratës dhe dicka etillë për momentin nuk është aprovuar ngaklubi bavarez. Ardhja e Tiago Alkanatarës në fillim të sezonin si dhe alternativat e shumta si Shaqiri apo Martinez janë një arsye me shumë që të shtyn të mendoj se Kroos mund ti thotë lamtumirë bavarezve në fund të këtij sezoni.