Guardiola: Manchesteri mund të na mposhtë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola është shprehur se ekipi i tij nuk duhet ta nënvlerësojë Manchester Unitedin, në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet sonte në mbrëmje.Bavarezët kanë fituar në kohë rekord titullin kampoion në Bundsligë, 7 javë para fundit dhe tani janë të pëqendruar ndaj djajve të kuq. Pep Guardiola në prag të ndeshjes nuk ndihet aspak I qetë.  Madje, ai këmbëngul se ekipi i Moyesit është mjaft i vështirë për t’u mposhtur.“Manchester United është një prej ekipeve më të mira në botë. Nuk ka rëndësi se në çfarë vendi gjendet për momentin”, deklaroi fillimisht ish trajneri i Barcelonës.“Ata kanë lojtarë të mirë. Këto dy ndeshje mund të jenë paraqitjet e tyra më të mira të sezonit. Besoj se mund edhe të na mposhtin janë një prej klubeve me më shumë emër në botë. Kanë lojtarë të mëdhenj, dhe është nder të jemi këtu përballë tyre”, vazhdoi ai.43 vjeçari thekson se e vlerëson Moyesin për presionin që po kalon pasi mori drejtimin e Unitedin, në sezonin e tij të parë.“Unë mund të jem në pozicionin e tij një ditë. Futbolli është një biznes me lëvizje të shpejtë në këto ditë”, shtoi ai.Guardiola vazhdon të mendojë se Bundesliga mbetet kompeticioni më i rëndësishëm për Bayernin, por e pranon se do të ndihej krenar nëse e mposht Unitedin, për ta vazhduar rrugëtimin drejt mbrojtjes së trofeut të Championsit.“Liga e Kampionëve nuk është titulli më i rëndësishëm i sezonit. Kampionati është më i rëndësishmi. Championsi është më prestigjiozi. Do të mundohemi ta fitojmë, por e dimë se do të jetë e vështirë. Si trajner, është e rëndësishme të jemi të suksesshëm. Ne fituam në sezonin e kaluar dhe do të mundohemi të përmirësohemi. Ta bëjmë këtë gjë që ndaj Unitedit, është një nder i veçantë”, përfundoi Guardiola.