Barbara Berlusconi flet per Milanin

E bija e presidentit Silivio Berlusconi eshte shprehur per gjendjen aktuale te futbollit italian dhe me konkretisht per planet e Milanit ne te ardhmen. Barbara Berlusconi ka marre nje  rol kryesor ne instancat drejtuese te Milanit duke ndare rolin e administratorit te deleguar me Adriano Gallianin. Ndoshta ne nje fare menyre eshte nenvleresuar disi konkurrenca e larte qe vjen nga klubet evropiane, kuotat e merkatos qe ato kane jane shume me te larta se tonat dhe na per ne mbetet shume e veshtire ti konkurojme- u shpreh Lady B.Ne fillim te viteve 2000 skuadrat tona qendonin shume lart persa i parkete ceshtjes se buxhetit, sot jemi mbrapa ne krahasim me klubet e medha evropiane.Nje shembull mjaft i mire eshte Gjermania, e cila i beri te mundur klubeve te beheshin pronar te stadiumeve duke i dhene nje ndihme te madhe ne rregullimin e bilanceve. Me tej drejtuesja e Milanit foli dhe per politiken qe skuadra kuq e zi do te ndjeke ne te ardhmenNe do te kerkojme lojtare te rinj ne moshe dhe te talentuar, lojtar qe akoma nuk kane fituar statusin e top player sepse ne te kundërt do jete shume e veshtire per ne te investojme shifra te larta. Do kerkojme ne cdo moment te rrisim fitimet ne menyre qe me vone te vete financohemi dhe pas disa vitesh te kemi mundesine edhe te shpenzojme- përfundoi administratorja e deleguar e Milanit Barbara Berlusconi Kujtojme qe drejtuesit e Milanit jane kontestuar fort kete sezon per mungesen e investimeve dhe per nje fishate blerjesh zhgënjyese.