Simeone: Do të jetë një ndeshje e bukur me Barcelonën

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone refuzon të thotë emrin e skuadrës favoritë në çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës.  Ekipi i trajnerit argjentinas do të përballet me katalanasit në Camp Nou, në ndeshjen e parë ndërmjet dy skuadrave që zënë dy vendet e para në La Liga.“Barcelona po kalon një moment të mirë teksa ka marr njëseri rezultatesh pozitive. Besoj se do ti shfrytëzojnë mjaftë mirë ndeshjet ndaj nesh. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Të dy skuadrat do të përballen në një moment të shkëlqyer”, deklaroi fillimisht Simeone.“Pres Barcelonën më të mirë. Ata do të mundohen të fitojnë në shtëpinë e tyre dhe nuk presin ndeshjen e kthimit. Nëse themi se jemi favoritë, ata do të thonë se ne jemi arrogantë. Nëse jo, ata do të thonë se ne jemi duke u treguar shumë modestë. Ajo që është e qartë është se ne do të luftojmë dhe se do të jetë një përballje e bukur”, theksoi Simeone, i cili mendon se Diego Costa është Lionel Messi i Atleticos.“Messi, Kosta dhe Ronaldo janë lojtarët kryesor të tra skuadrat kryesore në Spanjë. Kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe mund ti ngjisin ekipet e tyre në majën e futbollit botëror”.