Manchester United-Bayern, duel mes të pabarabartësh
Bayern Munchen, këtë sezon duket se ka vetëm një objektiv të vetëm, të bëhet klubi i parë në histori që ngre lart dy herë rresht trofeun më të rëndësishme për klube Champions League. Pasi rrëmbeu titullin e 24-të në Bundesligë klubi bavarez ka shansin e artë për të administruar më së miri forcat përballë ndoshta skuadrën më të dobët të kësaj faze, Manchester United. "Djajtë e Kuq" ndoshta meritojnë ca më shumë respekt, por sikur të mos mjaftonte largimi i trajnerit Sir Alex Ferguson, ekipi po zhvillon sezonin më të dobët në 25 vjet, ose më saktë që nga 1990, vit që përkon pikërisht me titullin e fundit të Liverpool-it në Angli.Rënia në kampionat pritet të lërë pasoja edhe në Champions, e me shumë gjasa skuadra e David Moyes do ta ndjekë edicionin e ardhshëm nga ekrani, duke pësuar kështu një goditje të rëndë edhe në aspektin financiar. Te klubi anglez do të mungojë për arsye dëmtimi sulmuesi Robin van Persie, ndërkaq mbrojtësi Patrice Evra është i skualifikuar.Moyes pritet të luaj sonte me formacionin 4-2-3-1Në portë do të jetë De Gea. Në mbrojtje Bytner, Xhons, Ferdinand dhe Rafael. Në mesfushë përpara tyre mund të luajnë Gigs dhe Kerrik ndërsa treshja Kagava, Felaini dhe Valencia do të mbështesin sulmuesin e vetëm Uejn Runi.Në krahun tjetër nuk do të jetë I pranishëm mesfushori spanjoll Thiago Alcantara, ndërsa qendërmbrojtësi brazilian Dante është i pezulluar me kartona.Guardiola pritet të hedh në fushë formacionin4-1-4-1Në portë do të jetë Nojer. Në mbrojtje Alaba, Martinez, Boateng dhe Rafinja. Pak mëpërpara do të jetë Lahm ndërsa Riberi, Kros, Shvajnshtaiger dhe Roben do mbështesin sulmuesin e vetëm Madzukic që është më I preferuar se Myler.Përsa i përket sukseseve në Chammpions League, 5 i përkasin Bayernit dhe 3 United dhe në fakt bavarezët janë më të mirë edhe në bilancin mes tyre me 3 fitore ndaj 2 të ekipit anglez, ndërsa katër janë barazime.